• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH NË SHBA/ Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar vaksinimet
Home
Nderkombetare

NDODH NË SHBA/ Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar vaksinimet

29 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

A mund të fitoni një milion dollarë për të bërë vaksinën kundër koronovarusit?

Nuk ka të ngjarë, por autoritetet lokale në disa shtete amerikane duket se janë të gatshme të bëjnë pothuajse gjithçka për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, kohët e fundit njoftoi se pesë njerëz të zgjedhur me short, të cilët do të vaksinohen në qershor dhe në fillim të korrikut, do të shpërblehen me një çmim prej një milion dollarësh.

“Bashkëqytetarë të mi të Ohajos, le të vaksinohemi të gjithë! Ne jemi të fortë dhe do ta çojmë deri në fund punën tonë!”, tha ai.

Çdo të mërkurë autoritetet e Ohajos do të shpallin fituesin e një lotarie javore. Paratë për çmimin vijnë nga fondet federale. Shteti po stimulon gjithashtu vaksinimin e adoleshentëve.

Një i ri me fat do të marrë një bursë për mbulimin e plotë të kostos së studimeve katërvjeçare në një universitet, duke përfshirë banimin, tarifat dhe librat.

Por jo të gjithë i mbështesin këta stimuj. Një numër përdoruesish në Twitter kanë kritikuar gjerësisht veprimet e guvernatorit.

Guvernatori DeWine iu përgjigj kritikëve duke thënë se zgjedhja për të mos bërë vaksinën është e papërgjegjshme. Dhe tani, më pak se 40% e popullsisë së Ohajos është plotësisht e vaksinuar. Pjesa tjetër janë të pavendosur ose nuk duan ta bëjnë vaksinën.

Udhëheqësit politikë po përpiqen ta kapërcejnë këtë hezitim ndaj vaksinimit.

“Atyre që marrin dozën e parë nga tani deri në Ditën e të Rënëve, do t’u japim një kupon nga Departamenti ynë i Parqeve dhe dyqanet me pakicë si LLBean, si dhe bileta për ndeshjet e ekipit tonë të vogël të bejsbollit dhe pistat e garave me makinë“, tha guvernatorja e Mejnit, Janet Mills.

Që nga fillimi i majit, ritmi i vaksinimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka rënë dhe qendrat mjekësore që ofrojnë vaksina janë mbyllur për shkak të mungesës së pacientëve.

Që jeta të kthehet në normalitet, ekspertët e shëndetit publik thonë se dhjetëra miliona amerikanë të tjerë duhet të vaksinohen. Ndërsa stimujt si paratë, biletat dhe madje edhe birrat falas mund të ndihmojnë në motivimin e njerëzve, ekspertët e shëndetit thonë se rritja e ndërgjegjësimit për vaksinën është thelbësore.

“Ky mund të mos jetë stimulimi i duhur për të gjithë, por ajo që njerëzit duhet të bëjnë janë pyetjet për vaksinën. Kështu që këto stimuj janë me të vërtetë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të mendojnë dhe të flasin për vaksinën”, thotë Zëvendës Drejtorja e Departamentit të Shëndetit Publik në Merilend, Dr. Jinlene Chan.

Në festën e 4 korrikut do të bëhet më e qartë nëse këto masa do të jenë efektive apo jo. Data nuk është e rastësishme. Presidenti Biden ka vendosur një objektiv që deri në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, 70% e popullsisë amerikane të kenë mundësinë që të bëjnë vaksinën. Tani për tani, në të gjithë vendin, pak më pak se 38% e tyre janë plotësisht të vaksinuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Kur të “fëlliq” komshiu
Previous article NDJEK FINALEN E CHAMPIONS LEAGUE NGA DURRËSI/ Rama: Këtë verë s’ka si Shqipëria (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT