• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË SARANDË/ Policët kërcënojnë me armë. Pronari i restorantit: Na vunë pistoletën për një salcë kosi
Home
Sociale

NDODH NË SARANDË/ Policët kërcënojnë me armë. Pronari i restorantit: Na vunë pistoletën për një salcë kosi

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ishin caktuar me detyrë në muajt e verës që të ruanin rendin dhe sigurinë në zonat bregdetare të Jugut, kërcënojnë me armë djalin e pronarit të një restoranti në Sarandë.

Pasi kanë drekuar në restorantin e tij, ata e kanë akuzuar atë se iu kishte shënuar një salcë kosi më tepër në faturë. Më pas ata janë rikthyer në darkë dhe kanë vijuar debatin derisa njëri prej efektivëve ka nxjerrë armën në restorantin e mbushur me klientë dhe kërcënoi djalin e pronarit, në sy të nënës së tij.

Ngjarja mund të mos kishte marrë përmasa nëse si klient nuk do të ndodhej një ish-shef komisariati, i cili sipas burimeve fillimisht ka njoftuar një ish-zv.ministër dhe ky i fundit ka vënë në dijeni zyrtarë të Policisë së Shtetit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 30 korrik. Tre efektivët janë shoqëruar në Policinë e Sarandës, ku pas shpjegimeve të dhëna, janë lënë të lirë.

Ndërkohë, burime nga Prokuroria bënë të ditur se në ngarkim të personave me inicialet E.Gj., M.M., dhe J.Sh., respektivisht 32, 28 e 27 vjeç, banorë të Tiranës, nisën hetimin për veprën penale “Veprime arbitrare”, bazuar në nenin 250 të Kodit Penal. Mësohet se të tre personat e mësipërm janë punonjës të njësisë operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Pas këtij incidenti, ata janë pezulluar nga detyra dhe kanë nisur hetimet në gjendje të lirë. Arben Hoxha, pronari i restorant “Peshkatarit” ku ndodhi ngjarja në qytetin e Sarandës, sqaroi me detaje të gjithë ngjarjen e ndodhur në biznesin e tij. Sipas tij, ngjarja që nisi për një salcë kosi ka agravuar deri në përleshje fizike e madje një nga policët i ka vënë të birit pistoletën në kokë para syve të së ëmës.

Z. Hoxha, çfarë ka ndodhur pak ditë më parë në restorantin që ju keni në pronësi?

E vërteta është se këtu kanë qenë tre persona të Policisë Operacionale për pushime a nuk e di për çfarë ishin dhe kanë debatuar me djalin tim

Pse ishin në lokalin tënd?

Erdhën për të drekuar pastaj erdhën prapë në darkë për t’i bërë presion djalit se në kupon i ishte shtuar një racion salcë më tepër. Djali e sqaroi, e heqim nga fatura. Ai jo është korrupsion… U çudita sot kur lexova drejtori i hetimit tatimor, a dicka e tillë…. Bardhyl Tafa si e kishte.

Ka qenë këtu Hetimi Tatimor, apo edhe Bardhyl Tafa ?

S’ka qenë këtu, unë as e njoh fare. Kontrollin e fundit nga tatimet e kam patur para 15 ditësh, ka rezultuar shumë mirë. Ky lajmi është i gënjeshtërt, nuk e di pse përdoret, ajo që ndodhi këtu mund t’i ndodhte kujtdo.

Personat e policisë kanë ardhur kanë kërkuar lekë nga dreka në darkë?

Për policët ne kemi bërë kallëzim në prokurori, s’ka lidhje me këto gjërat e tjera.

Ata u prezantuan te ju?

Ata ishin me shapka me brekë plazhi, unë u kërkova të identifikoheshin.

Si u prezantuan?

U prezantuan shumë vonë sikur ishin krimi ekonomik, mora në telefon grupin e gatshëm. Jemi përleshur këtu se donin ta merrnin djalin me forcë, policia erdhi shumë shpejt pastaj, këtu ishte plot restoranti. Ai i nxorri pistoletën ia drejtoi djalit në kokë, dhe i ka thënë ta marr jetën para syve të nënës. Ishte shumë agresiv njëri nga ata.

Emër s’more vesh?

Po i dinë ata në polici.

Ju jeni i revoltuar nga portalet?

Po shumë, se këtu ka mashtrim dhe patjetër duhet të thuhet e vërteta.

Ndërkohë bëhet me dije se në ngarkim të personave me inicialet E.Gj., M.M., dhe J.Sh., respektivisht 32, 28 e 27 vjeç, banorë të Tiranës, në datën 30 korrik 2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Veprime arbitrare” bazuar në nenin 250 të Kodit Penal.

Mësohet se të tre personat e mësipërm janë punonjës të policisë operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithëshme në Tiranë. Pas këtij incidenti ata janë pezulluar nga detyra dhe kanë nisur hetimet nw gjendje tw lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI POMPEO-CAVUSOGLU/ SHBA-Turqi do të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet
Previous article Rritet me gati 50 për qind numri i subjekteve që kalojnë në status pasiv, bizneset: Konsumi i ulët

g.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT