Në Nepal poliandria është pjesë e një tradite që respektohet prej vitesh. Poliandria do të thotë një martesë e përbërë nga një grua dhe disa burra dhe është ende aktive sot në fisin Lama në Nepal. Kjo lidhje martesore lejohet edhe me ligj. Kjo lloj martese është veçanërisht e popullarizuar në fiset e veriut dhe verilindjes së Nepalit, ku ka pak tokë dhe vëllezërit nuk duan të ndahen kur të martohen. Prandaj, ishte e natyrshme që ata të kishin një grua dhe që të gjithë të qëndronin e të jetonin në të njëjtën shtëpi ose pasuri.
Kjo traditë e ka origjinën më shumë se 28 shekuj më parë. Në epin e lashtë indian “Mahabbarata”, princesha Draupadi u përpoq të kërkonte një burrë nga perëndia Shiva. Heroina iu drejtua hyjnisë pesë herë dhe ai e dëgjoi atë pesë herë, kështu që e shpërbleu me 5 burra. Kjo traditë është ruajtur në Nepal për shekuj me radhë. Burrat bëjnë të gjithë punën që është menduar për gratë.
Ishte i shpallur në kërkim, gjendet I VDEKUR 56-vjeçari në Krujë
Njëri punon në arë, tjetri thur qilima dhe shporta për shitje, i treti i shet të gjitha në treg, i katërti drejton shtëpinë, i pesti kujdeset për fëmijët dhe i gjashti shkon në punë për të ushqyer familjen. Ndërkaq, gruaja duhet të jetë e bukur. I takon asaj të veshë bizhuteri prej bruz dhe koral, të cilat simbolizojnë mirëqenien dhe paqen në familje. Një grua duhet të jetë e lumtur dhe e kënaqur dhe kjo është e rëndësishme për burrat e asaj familjeje. Martesat nuk janë bërë me dashuri.Shpesh vëllai i madh zgjedh gruan e tij dhe më pas e ndan atë me vëllezërit më të vegjël. Vëllai i madh përcakton dinamikën e marrëdhënieve intime dhe gruaja është e detyruar të kënaqë secilin vëlla dhe t’i lindë secilit nga një fëmijë. Vëllai i madh ua shpërndan pronën të gjithë vëllezërve. Gjithashtu edhe babai i vëllezërve lejohet të flejë me nusen dhe këtë të drejtë e shfrytëzon. Nëse vëllezërit e tjerë nuk janë në moshë madhore, gruaja i merr nën krahun e saj dhe i rrit deri në moshën madhore, duke zëvendësuar nënën e tyre. Megjithatë, gruaja ka të drejtë të divorcohet nëse burri i saj është i paaftë, por rrallëherë e bëjnë këtë, sepse humb statusin e tyre në shoqëri.


