Një 21 vjeçari nga fshatrat e Librazhdit tentojnë ti vjedhin makinën në Elbasan, por je pësojnë keq më pas.
Kanë qenë qytetarë të rastësishëm të cilët kanë telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, se në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dy persona tentonjë për të vjedhur një automjet.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar vjedhjen si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve. E.P 25 vjeç, banues në Elbasan, J.V, 36 vjeç , banues në Elbasan
Shtetasit e lartpërmendur në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Nisan Terrano” në pronësi të shtetasit H.S.,21 vjeç banues në fshatin “Polis Qendër” Librazhd.
Gjithashtu edhe gjatë shoqërimit në Komisariat kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat
penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë” “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 134,22, 25 dhe 236 të Kodit Penal


