• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH NË KUVEND/ Dash Sula var banderolën në foltore: Një ministër bleu xhup “Hermes” 13,200 euro në Bllok
Home
Politikë

NDODH NË KUVEND/ Dash Sula var banderolën në foltore: Një ministër bleu xhup “Hermes” 13,200 euro në Bllok

20 December, 2021 F.autor Politikë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha sot në Kuvend se situata në të gjithë vendin është dramatike përsa i përket rritjes natyrore të popullsisë. Ai solli shifrat zyrtare të INSTAT, sipas të cilave në vitin 2020 rritja natyrore ka qenë vetëm 470 shtetas, krahasuar me mbi 10 mijë të gjashtë viteve më parë.

“Sipas raportit të INSTAT gjatë këtyre 6 viteve nga Shqipëria kanë ikur 420 mijë persona dhe vetëm në 2020 kanë ikur mbi 23 mijë. Nga janari deri në korrik kanë aplikuar për azil 14 mijë persona. Bilanci është jashtëzakonisht negative duke pasur parayshs rrudhjen e popullsisë. Shqiptarët nuk po krijojnë familje sepse nuk kanë siguri. Nëse në vitin 2016 shtesa natyrale në Shqipëri ka qenë 10.345 banorë, në 2020 shtesa natyrale është 470 shtetas. Kjo është për të vënë kujën”, tha Sula.

Sipas deputetit të PD-së, vendi është ndarë në dy shtresa, në shumë të pasur dhe shumë të varfër.

“Kjo është seanca e fundit të këtij sesioni dhe normalisht duhet bërë një bilanc se çfarë produkti kemi nxjerrë deri tani. Problem më I madh këtu është që nuk dëgjojnë për të kuptuar, por dëgjojnë për tu përgjigjur. Pavarësisht se ne do japim argumente për buxhetin që ju të kishit mundësi për të reflektuar, ju dëgjoni vetëm për tu përgjigjur. Ne në Shqipëri kemi dy kategori, një të pasur dhe një shumë të varfër. Do tu tregoj për paradën e rrobave që veshin ministrat në rrugët e Tiranës. Një ministër i kësaj qeverie që ka shkuar te dyqani Manhatan në Bllok, kur e ka pyetur shitësin për një xhup I ka thënë kushton 5 mijë euro. Ministri e ka pyetur a ka xhup më të shtrenjtë. Pastaj ka blerë xhupin “Hermes” 13.200 euro. Ta kontrollojë qeveria kush del pasditeve me këtë xhup”, tha më tej deputeti demokrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LEGJEONARËT"/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen shqiptarët...
Previous article STATISTIKAT E FRIKSHME/ Gola me breshëri, Lewa-n tani quajeni… “REKORDowski”

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT