Në qytetin e Kukësit është raportuar lidhur me një kanosje me fjalë dhe me grushta mes një 41 vjeçari, shtetas shqiptar me banim në një fshat të Kukësit, dhe 17 vjeçarit edhe ky shtetas shqiptar, me banim në një fshat tjetër të qytetit.
Nuk ka patur lëndime në njerëz, por Policia ka marrë masat e përcaktuara për këto raste.
Policia dyshon se zënka ka qenë për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit E. B. dhe B. J., vjeç 41 e 17, banues në fshatin Topojan e Lojme, pasi në në fshatin Orgjost, kanë kanosur, e goditur njëri -tjetrin. Nenet 90, 84, e 119 të Kodit Penal.