• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHENIA WASHINGTON-ANKARA/ Pompeo: SHBA dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë
Home
Nderkombetare

MARRËDHENIA WASHINGTON-ANKARA/ Pompeo: SHBA dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë

4 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Turqia është një partner i NATO-s me të cilin qeveria e SHBA-ve dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pompeo i cili ndodhet në Singapor në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në një deklaratë për mediat tha se SHBA-të dhe Turqia janë partnerë të vlefshëm përkundër tensioneve në lidhje me çështjen e klerikut amerikan Andrew Craig Brunson, i cili po mbahet në paraburgim shtëpiak për kryerjen e veprave penale në emër të FETO-s dhe PKK-së.

Ai tha se në takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu kanë biseduar për këto çështje. Pompeo tha se SHBA-të dhe Turqia, të cilat sipas tij, përkundër vështirësive po arrijnë të kenë bashkëpunim të afërt dhe të mirë, do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe në çështjet tjera.

“Turqia është një partner i NATO-s, me të cilin qeveria e SHBA-v dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin”, tha ai.

Pompeo tha se gjatë takimit me Çavuşoğlun ka shprehur haptazi dëshirën për lirimin e Brunsonit dhe lejimin e kthimit të tij në SHBA. Duke shprehur se duhet të lirohen edhe disa punonjës lokal të Departamentit Amerikan të Shtetit, Pompeo tha se “Shpresoj se në ditët në vijim do të shohim se kjo do të realizohet”.

– Thirrje Rusisë dhe Mianmarit

Sekretari Pompeo poashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve, duke filluar nga Rusia, që të mos shkelin sanksionet kundër Koresë së Veriut.

Duke potencuar se SHBA do të merr “me shumë seriozitet” çdo lloj të shkeljes, Pompeo tha: “Dua t’i rikujtoj çdo shteti që i mbështet sanksionet se kjo është një çështje shumë serioze dhe se do të bisedojmë me Moskën lidhur me këtë çështje”.

Sipas tij, çdo shkelje mund të neutralizojë synimin e pastrimit të Koresë së Veriut nga armët bërthamore. “Presim që rusët dhe vendet tjera të respektojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të vendosin sanksione ndaj Koresë së Veriut”, tha Pomeo.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley kishte akuzuar Rusinë për shkelje të sanksioneve të OKB-së të aplikuara ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor. Poashtu edhe në një raport të prezantuar në KS të OKB-së thuhet se “Qeveria e Phenianit nuk e ka ndalur programin bërthamor dhe raketor dhe se gjatë vitit 2018 ka vazhduar të shkelë sanksionet e OKB-së me një rritje të madhe në tranferimin e qymyrit dhe produkteve të naftës nga anija në anije”.

Pompeo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të “Reuters”-it që po mbahen në paraburgim në Mianmar.

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter tha se në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mianmarit, Kyaw Tin kanë shprehur shqetësimet për këtë çështje. “Duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Pompeo.

Dy gazetarë të “Reuters”-it të cilët u ndaluan në muajin dhjetor të vitit të kaluar me arsyetimin se kanë nxjerrë në shesh dokumentet ushtarake për ekzekutimet jashtëgjyqësore ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, akuzoheshin për shkelje të Ligjit të sekreteve shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TITULLIN/ Ancelotti do yllin e Italisë, Napoli bën gati 60 milionë euro
Previous article NDODH NË KUKËS/ Plas sherri mes DY personave. Dyshohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT