Momente paniku ka pasur në ambientet e paraburgimit në stacionin e policisë në Larisa të Greqisë.
Siç raporton “onlarissa.gr” një i burgosur shqiptar i vuri zjarrin dyshekut duke bërë që dhoma të përfshihej nga flakët.
Për fat të mirë sistemi automatik i fikjes së zjarrit ka qenë efektiv, duke evituar edhe dëmtime të personave që ndodheshin në paraburgim.
Nuk dihen ende se kush është arsyeja që i burgosuri shqiptar i vuri zjarrin dyshekut të dhomës.


