Pasi ka vjedhur një aparat celular, shtetasi me inicialet E.R i cili është kapur pas denoncimit të shtetaset 33 vjeçare e cila ka thënë se i identifikuari e dhunuar fizikisht, dhe i ka marrë më pas telefonin e saj personal.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. R., 21 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular shtetases E.K, 33 vjeçe, banuese në Fier.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja” parashikuar nga Nenet 283/1 e 134 të Kodit Penal.


