Sërish vjedhje motorrash në zonën e Dumresë. Ngjarja më e fundit ka ndodhur në fshatin Shkozë të Belshit.
Persona ende të pa identifikuar nga policia, kanë vjedhur motorin tip “Dajang”, në pronësi të shtetasit Z.Dervishi 51 vjeç 51, banues në fshatin Shkozë.
Hajdutët kanë shfrytëzuar errësirën e natës për të kryer vjedhjen duke u larguar pa lënë gjurmë. Gjithçka është kuptuar vetëm në mëngjes kur i zoti i mjetit është ngritur nga gjumi dhe nuk e ka parë motorin në oborrin e tij.
51-vjeçari ka denoncuar në polici e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Edhe herë të tjera janë raportuar vjedhje motorrësh dhe automjetesh në fshatrat e Dumresë. Pak kohë më parë policia identifikoi një hajdut bensash me banin në Berat.


