Burime për Report Tv bëjnë me dije se një banesë në lagjen 5 Maj të Elbasanit ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë marrë 2 milion lekë si dhe bizhuteri të familjes karafili. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona.Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku në një banesë të paktën dy persona kanë mundur të hyjnë dhe të marrin 2 milion lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 5 Maj.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se pronari i banesës që ka rënë pre e vjedhjes është Shaqo Karafili i cili ka edhe një biznes, autoshkollë në qytetin e Elbasanit. Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Gjatë vjedhjes në banesë nuk ka patur asnjë person brenda dhe familjarët kanë vënë re mungesën e sendeve me vlerë kur janë kthyer në shtëpi.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje si dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Jo më larg se dje një ngjarje e tillë por akoma më e rëndë ndodhi në Korçë, ku maskat lidhën dhe më pas grabitën një çift të moshuarish në Korçë duke u marrë një shumë prej100 mijë lekëve.


