Gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme në euro dhë një sasi bizhuteri floriri të fshehura në një minibus që po hynte në Shqipëri.
Ky sekuestrim ka ardhur si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit.
Forcat blu kanë ndaluar shoferin dhe gjithashtu kanë bërë sekuestrimin e vlerës monetare dhe të bizhuterive.
Për veprime më të thelluara është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit.


