Në moshë të thyer, një burrë nga Durrësi ka kërkuar ndihmën e policisë.
Shkaku?! Rrahja nga nusja e tij, 20 vite më e re.
77-vjeçari F.K. nga Durrësi ka denoncuar për dhunë fizike dhe psikologjike bashkëshorten e tij M.K. 57 vjeçe.
Pas marrjes së dëshmisë së të moshuarit, efektivët e policisë kanë përpiluar dokumentacionin për kërkimin në gjykatë të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes.
Do të jetë pikërisht gjykata e Durrësit që do të vlerësojë rastin, për t’i akorduar ose jo 77-vjeçarit urdhrin e mbrojtjes.