Shkon në burg të takojë familjarin e tij, por arrestohet në flagrancë.
Kështu ka ndodhur me 34-vjeçarin nga Durësi A.D. që është ndaluar me kanabis.
“Më datë 22.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 34, banues në Durrës, pasi në brendësi të ambienteve IEVP, Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet 16.6 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”,njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan sasia e gjetur e lëndës narkotike dhe 2 telefona celularë.