Një automjet është djegur mbrëmjen e së martës (30 tetor 2018) në Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku në mjetin tip “Smart” me targa AA311JI ka rënë zjarr.
Makina, në pronësi të shtetases D.A, 23 vjeçe, ishte e parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit, mjeti është është djegur plotësisht.
Nga ana e policisë po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit.


