• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË BURREL/ Kërkesa e pazakontë 20 të burgosurve: Duam RROGË ose ulje dënimi…
Home
Sociale

NDODH NË BURREL/ Kërkesa e pazakontë 20 të burgosurve: Duam RROGË ose ulje dënimi…

21 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Të dënuarit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel kanë një kërkesë të veçantë. Ata kërkojnë ose ulje dënimi, ose pagën për punën që bëjnë në mjediset e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Këtë “privilegj” ata e kërkojnë pasi në burgjet e tjera të Shqipërisë aplikohet, ndërsa në atë të Burrelit nuk zbatohet. Janë më shumë se 20 të dënuar, të cilët i janë drejtuar ditë më parë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për uljen e dënimit 4.5 ditë në muaj ose përfitimin e pagës minimale që është 24 mijë lekë në muaj. “Në burgjet e tjera të vendit, çdo i dënuar që punon në mirëmbajtjen e terrenit, lulishte apo punë të tjera brenda rrethimit të jashtëm të burgut përfiton 4.5 ditë ulje dënimi, pra, afro 45 ditë në vit. Shto këtu dhe tre muaj kur sjellja vlerësohet korrekte.

Çuditërisht, kjo gjë nuk zbatohet vetëm në Burgun e Burrelit. Ndërsa në burgjet e tjera të vendit ne kemi dijeni se të dënuarit përfitojnë ulje dënimi për punët që kryejnë”, shprehen të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë. Mësohet se është hera e parë pas shumë viteve që ky shqetësim i të burgosurve po merret në konsideratë, madje, sipas burimeve, në projektligjin e ri të burgjeve do të përfshihet edhe pagesa e të dënuarve për punët që bëjnë ose ulja e dënimit. Sakaq, zyrtarë të Burgut të Burrelit theksojnë se çështja është më e ndërlikuar nga ç’mendohet, pasi kjo kërkesë e të dënuarve mund t’i kushtojë shumë financës së Drejtorisë së Përgjithshme.

“Të dënuarit e burgut tonë përfitojnë vetëm pak orë ajrim më shumë se të dënuarit e tjerë, ndërsa ulje dënimi dhe pagesë nuk ka. Ulja e dënimit është penguar nga një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vendim ky që zbatohet vetëm për Burgun e Burrelit. Nëse ndonjë i dënuar siguron avokat të mirë, ka gjasa që ai të kërkojë pagën për të gjitha vitet që ka punuar dhe nuk është paguar. Kjo do të sillte një faturë financiare për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, nënvizuan burime pranë Burgut të Burrelit. E rëndësishme është se ankesa e 20 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë do të merret në konsideratë dhe mund të hyjë në rrugën e zgjidhjes brenda këtij viti. Tashmë, pritet, që listës së të burgosurve që kërkojnë të paguhen për punën e kryer, t’i shtohen edhe të dënuar të tjerë. Siç mësohet, personat që kryejnë punë brenda rrethimit të jashtëm të burgut, siç është mirëmbajtja e lulishteve dhe punëve të tjera të kësaj natyre, janë kryesisht me dënime jo të rënda.

Çka do të thotë, se për të dënuarit përjetë apo ata të tjerë që kanë kryer vepra të rënda penale dhe kanë marrë dënime maksimale, nuk mund të bëhen pjesë e kësaj kërkese. Kjo pasi për çështje sigurie ata nuk bëhen dot pjesë e punimeve në rrethimin e jashtëm të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi ekziston mundësia e ndonjë tentative për arratisje të mundshme. Tashmë, pritet që kërkesa e të dënuarve të merret në shqyrtim, por nuk ka asnjë të dhënë nëse kjo kërkesë e tyre do të merret në konsideratë dhe ata të mund të paguhen për punët që kryejnë. Mjaft prej tyre pretendojnë të ndihmojnë familjet me pagën që mund të marrin, pasi kanë lënë jashtë fëmijët pa asnjë mundësi dhe të ardhur tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formula 1/ Alarm në Angli për Hamilton, në Gjermani qetësojnë situatën
Previous article RUSI 2018/ Nga Modric e Rakitic, te Perisic e Mandzukic, sa shumë “yje” te Kroacia

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT