Pak orë më parë familjarët e Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve, në Fier ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e vajzës së tyre.
Por burimetkanë bërë me dije se 22-vjeçarja është rikthyer në shtëpi dhe ka njoftuar se ishte te kunata në Tiranë.
Në fillim u tha se Sidorela Ramaj, e martuar me dy fëmijë, kishte shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Sipas denoncimit të bërë nga familjarët më herët, 22 vjeçarja kishte pasur me vete edhe një telefon celuar i cili i rezultonte i fikur. Edhe pse u tentua që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.


