• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDJESË PËR FJALORIN”/ Tahiri për përgjimet: Agresorët e athershëm me armë në brez, sot kanë veshur lëkurë qingji
Home
Politikë

“NDJESË PËR FJALORIN”/ Tahiri për përgjimet: Agresorët e athershëm me armë në brez, sot kanë veshur lëkurë qingji

20 June, 2019 k.autor Politikë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, në lidhje me përgjimet që u publikuan dje në tabloidin gjerman “Bild”. Fillimisht Tahiri kërkon ndjesë për përdorimin e një fjalori banal teksa bisedonte me shefin e Policisë së Dibrës, Robert Ago. Biseda ishte bërë përmes telefonit të Xhemal Qefalisë, deputet i PS-së, i cili ishte në një darkë me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri. Nga sa kuptohet nga biseda telefonike e përgjuar, Robert Ago i kishte kërkuar Qefalisë, me të cilin kishte raport miqësor, që ta ndihmonte për tu transferuar me detyrë nga Dibra në Bulqizë. Për këtë qëllim zhvillohet edhe biseda mes Agos dhe Tahiri.

Në reagimin e tij, Tahiri thotë se biseda nuk ka lidhje me shit-blerjen e votave në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në Dibër në 2016-ën. Tahiri thotë se nuk ka marrë pjesë në asnjë ditë në fushatën e Dibrës ndërsa hedh akuza për palën kundërshtare kur shprehet: “agresorët e athershëm me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lëkurë qingji”.

Postimi i plotë:

Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverie, ne akte publike a sjellje te perditshme. Por perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!
Ndjese sinqerisht per fjalorin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Njerëzit duhet të punojnë vetëm 8 orë në javë, për të pasur shëndet të rregullt mendor
Previous article XHINSI I ZBARDHUR/ Tendenca më “cool“ e sezonit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT