Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në zonën e Pukës, ku 5 alpinistë u rrëzuan në një humnerë teksa ngjiteshin në Malin e Munellës, ku mes tyre ishte dhe gazetari Alfred Lela.
Fatkeqësisht, si pasojë e rënies, alpinisti Ndoc Mula ndërroi jetë, ndërkohë që personat e tjerë janë lënduar. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllime dhe fjalë prekëse për mikun e tij Ndoc Mula, i cili humbi jetë në aksidentin e rëndë në Nikaj Mertur.
Postimi i Pjerin Ndreut
I trishtuar qe na le Ndoc Mulaj Kishim lene nje guide bashke ne malet e Nikaj Mertur, por se mbajte fjalen!
4 vite bashke ne Shkollen e Larte te Ministrise se Brendshme, na njohen, na bene shoke qe se harruam kurre njeri tjetrin
Ndjej dhimbje te thelle per ikjen tende aksidentale
U prehesh ne paqe shoku im!



