• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KAM TË VËSHTIRË…”/ Alpinisti u shua nga jeta pasi ra në humnerë, Beti Njuma DEDIKIM prekës: Do kujtoj me mall…
Home
Ekskluzive

“E KAM TË VËSHTIRË…”/ Alpinisti u shua nga jeta pasi ra në humnerë, Beti Njuma DEDIKIM prekës: Do kujtoj me mall…

31 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ndoc Mulaj u nda nga jeta pasditen e djeshme pasi u rrëzua në humnerë gjatë një ekspedite në Malin e Munellës në Pukë, ku ndodhej bashkë me gazetarin e njohur Alfred Lela.

Gazetarja dhe Spikerrja e njohur Beti Njuma shpreh ngushëllimet dhe trishtimin e saj për ikjen nga jeta të Ndoc Mulës.

Postimi i Beti Njumës

Na trishtove Ndoc! Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen. Komuniteti i alpinistëve, i guidave malore, i njohësve të pyjeve humbën sot një aset! Zoti e naltoftë shpirtin tënd ndër maja e i dhëntë ngushëllim familjes. Do kujtojmë me mall guidat e tua, batutat dhe dijen që e ndaje pa kursim me ne. E kam të vështirë të gjej fjalët sepse pasioni ynë për aventurën malore me ikjen tënde kaq të parakohshme e kaq tragjike nuk do të jetë më si më parë.
Më poshtë po ndaj shënimin tënd për një nga kalimet më të bukura që kemi bërë me ty guidë, Curraj i Epërm-Theth
“Kemi patur disa gazetarë ambasador me origjinë nga alpet, por edhe deputet, ndonjë minister, sa për bè edhe një president-kryeminister etj, dhe kurrë nuk u bënë ambasador të vendlindjes së tyre. Të vendit më të bukur dhe më të pasur në Europë nga nëntoka e mbitoka dhe fatkeqësisht sot me varfërinë më të madhe në këtë kontinent. Por jo të gjithë i kanë braktisur alpet sepse jemi ne bjeshkatarët, dhe bashkë me ne edhe këta dy miqt gazetarë, me të cilët shtegtuam për në Curraj Epër, nëpër Shtegun e Eposit të Kreshnikëve. Këta pra janë ambasadorët e vertetë të Alpeve Shqiptare, dhe të turizmit malor nëpër të gjithë Shqipërinë. Falemnderit Beti Njuma e Alfred Lela që ishit përsëri miq në Nikaj Merturi. Falemnderit që vazhdoni të jeni në çdo shteg të ri turistik me ne, që ngjisni çdo mal e maje të këtij vendi, që jeni kaq të thjeshtë, të palodhur, të pafjalë e të papretendime gjatë shtegtimit, që dhuroni kaq shumë pozitivitet te grupi në çdo moment e sidomos ku ka vështërsi, dhe ajo çka është më kryesorja, që jeni bërë përçuesit më të mirë, të mrekullive natyrore, traditave shekullore, zakoneve, dokeve e mikpritjes shqiptare. Gate Zot jetën tuej🙏”
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BIG BROTHER" DO TË SHTYJË FINALEN/ Po banorët a do pranojnë?!
Previous article "NDJEJ DHIMBJE..."/ Pjerin Ndreu dedikim prekës për mikun e tij Ndoc Mula që humbi jetë në aksident, ja çfarë kishin lënë së bashku

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT