• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI I DIABETIT TEK STOMAKU DHE TRETJA/ Ja çfarë duhet të dini
Home
Shëndet

NDIKIMI I DIABETIT TEK STOMAKU DHE TRETJA/ Ja çfarë duhet të dini

31 January, 2021 s.autor Shëndet

Një ndër sëmundjet më të përhapura të globit pa dyshim që është diabeti. Shifrat e personave të prekur me të janë rritur thuajse si një epidemi gripi të zakonshëm e sezonal. Gjithsesi efektet anësore dhe simptomat e sëmundjes janë afatgjata, kronike dhe të rrezikshme.

Përtej shumë dëmeve që shkakton në organizëm, diabeti rrit presionin e gjakut dhe dëmton nervat e trupit. Kjo çon në probleme me tretjen dhe shëndetin e mirë të stomakut apo konstipacionit. Në këtë artikull do të flasim pikërisht për këtë lidhje të ngushtë mes sëmundjes dhe stomakut dhe se si mund ta parandaloni.

Lidhja mes Diabetit dhe Konstipacionit
Në një studim të vitit 2017 të cilit i referohet AgroWeb.org, ekspertët tregojnë se rreth 60% e personave me diabet vuajnë edhe nga konstipacioni. Kjo mund të kthehet në një gjendje kronike që trupi e përsërit shpesh, pasi dëmtohen disa nerva në trup të cilat janë përgjegjëse edhe për funksionimin e mirë të sistemit tretës. Dëmtimi i nervave nga diabeti, dëmton edhe nervin vagus që është përgjegjës për lëvizjen e ushqimit nëpër traktin tretës.

Kur kjo ndodh përjetohet edhe konstipacioni ose një gjendje tjetër e quajtur gastropareza e cila është e ngjashme me gastritin. Të dyja shkaktojnë probleme të stomakut dhe vështirësi të mëdha në tretje. Përtej këtyre, shkaqe të tjera mund të jenë ilaçet e forta kundër diabetit ose dietat jo të balancuara dhe të jo shëndetshme.

Simptomat
Dëmtimi i nervave mund të shkaktojë konstipacion ose diarreja, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm me simptomat dhe sinjalet që trupi jep. Nëse ndjeni disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme teksa vuani nga diabeti, me shumë mundësi nervat e dëmtuar po jua shkaktojnë këtë.
Fryrje e barkut
Fryrje e stomakut
Konstipacion
Dhimbje mesi
Temperaturë
Të vjella
Dhimbje barku
Nëse ndjeni ndonjë apo të gjitha këto simptoma, atëherë konsultohuni me nje mjek për të marrë këshillat e duhura.

Si ta Parandaloni në Shtëpi
Gjithsesi mund të të merrni disa masa menjëherë në shtëpitë tuaja për të parandaluar probleme të këtij lloji. Pini shumë ujë Konsumoni shumë ushqime me fibra Këtu futen si bananet, portokalli, mollët, brokoli, spinaqi, bishtajorët, drithërat apo arrorët. Merruni me aktivitet fizik Këto hapa do t’ju ndihmojnë që gradualisht të kaloni gjendjen e konstipacionit dhe do të promovojnë tretjen e mirë të stomakut. Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se 24 orë atëherë këshillohuni menjëherë me një mjek./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ 160 pasagjerë të tragetit të linjës Brindisi – Vlorë mbeten të bllokuar
Previous article "MOS U BËNI MINJ LABORATORI"/ Protestuesit shkaktojnë tensione në qendrën e vaksinimit kundër COVID

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT