• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIHMON PËR FYTIN, KOLLËN DHE FRYMËMARRJEN/ Si ta përdorni avullin e dafinës
Home
Shëndet

NDIHMON PËR FYTIN, KOLLËN DHE FRYMËMARRJEN/ Si ta përdorni avullin e dafinës

10 February, 2025 s.autor Shëndet

Fletët e dafinës përveç se në ushqime kanë forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja. Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja nuk duhet të harrojmë gjethet e dafinës Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Efektet e tyre mirëbërëse promovojnë shëndetin e organizmit. Por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, tretjes, flokëve, kundër inflamacionit, zemrës, ankthin e diabetit, gjethet e dafinës janë të fuqishme kundër të ftohurës. Gjithçka varet vetëm nga mënyra e përdorimit. Pavarësisht se zakonisht kundër të ftohurës, dhimbjeve të fytit apo bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes përdoret çaji i dafinës, një tjetër metodë e përdorimit të tyre është edhe më efikase.

Ka të bëjë me avullin e dafinës, i cili zbut menjëherë problemet me kollën, fytin e acaruar por edhe rrugët e frymëmarrjes. Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine. Lëreni derisa të nisë të vlojë. Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli. Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë. Nëse nuk duroni dot avullin, mund të përgatisni një tjetër kurë natyrale me gjethet e dafinës ka gjithashtu efekte shëruese ndaj të ftohurës duke e përgatitur si çaj. Merrni 4-5 gjethe të thata dafine, 1 shkop kanelle (nëse dëshironi), 1 litër ujë dhe mjaltë. Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË IRLANDË/ Një burrë godet me thikë katër persona në Dublin
Previous article PLANI PËR GAZËN/ Trump: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT