• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDIHMOI PROSTITUTAT/ Ja arsyeja që shqiptarja i kërkon Salvinit nënshtetësi italiane
Home
Sociale

NDIHMOI PROSTITUTAT/ Ja arsyeja që shqiptarja i kërkon Salvinit nënshtetësi italiane

3 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Emigrantja shqiptare Alma Sejdini që prej shumë vitesh jeton në Leçe të Italisë, e ku të gjithë e njohin me emrin Adelina, në një apel mediatik i kërkon ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, ta ndihmojë në marrjen e nënshtetësisë italiane.

Alma po kurohet nga një sëmundje mjaft e rëndë, kancer në gji, e leja e saj e qëndrimit skadon në tetor të 2019. Mosrinovimi i të drejtës për të qëndruar në Itali e bën të pamundur vazhdimin e kurës mjekësore prej 25 ciklesh kimioterapie që ajo po ndjek në spitalin San Matteo të Pavias.

Alma apo Adelina siç e njohin të gjithë në qytetin e saj Leçe, ka një histori jete të vështirë që shumë herë ka qenë në fokusin e medieve italiane. Për disa kohë ajo është shfrytëzuar të punojë si prostitutë nga një grup kriminal e mundi të denoncojë “padronët” e saj e të nisë një jetë të re në Itali.

Prej shumë vitesh Alma Sejdini, bashkëpunon me organizata e shoqata në ndihmë të vajzave e grave që detyrohen të punojnë prostituta në rrugë dhe është shndërruar në simbol të legalitetit e kurajos.

Pamundësia për të punuar për shkak të sëmundjes rrezikon që leja e saj e qëndrimit në Itali të mos rinovohet. Mungojnë vetëm 3 pika për të përmbushur praktikën e marrjes së nënshtetësisë italiane e për këtë emigrantja shqiptare me një apel publik i është drejtuar Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini , të cilit i kërkon mirëkuptim.

“Mendoj se e meritoj këtë mirëkuptim. Jetën time, dëshminë e vuajtjes time e kam vënë në shërbim të vajzave e femrave që shfrytëzohen duke punuar si prostituta në rrugë. Kam shpëtuar mjaft prej tyre, i kam dhuruar çfarë kam pasur. Kam botuar një libër me historinë time e të ardhurat e shitjes i kam dhuruar në bamirësi. Shteti italian më kishte premtuar mbrojtje e sot në momentin më të keq të jetës time, ndjehem e vetme”, deklaron ajo.

Apelit të Almës i janë përgjigjur eksponentë politik të Partisë Lidhja në Leçe, qyteti ku ajo jeton.

“Do e përcjellim rastin e saj pranë ministrit Salvini, e do të bëjmë të pamundurën që Alma të marrë nënshtetësinë italiane”, deklarojnë ata për mediat lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAHNIT ME BIKINI/ Fansat kapin detajin e çuditshëm tek Klaudia Pepa (FOTO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT