• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KREDITË E BUTA / Bashkia ndihmonë mbi 1000 familje
Home
Ekonomi

KREDITË E BUTA / Bashkia ndihmonë mbi 1000 familje

26 January, 2019 k.autor Ekonomi

Qytetarët që kanë aplikuar për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues, kanë kohë deri në fund të prillit për të plotësuar kushtet për financimin e banesës. Drejtoresha e Strehimit dhe Monitorimit pranë bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se është miratuar lista e fituesve, ku prioritet sikurse ishte përcaktuar që në nisje të programit social, i është dhënë çifteve të reja, nënave kryefamiljare si dhe personave me aftësi të kufizuar.

“Ne kemi miratuar listën e fituesve prej 1100 familjeve. Tashmë i janë drejtuar bankës së nivelit të dytë. Ata kanë njoftuar të gjitha familjet mbi kushtet që do të duhen të aplikojnë tashmë për të përfituar nga kredia e butë, dhënë nga bashkia e Tiranës. Nga ky program ne do të kemi në total 1 mijë familje dhe sikundër kemi njoftuar edhe më parë, prioritet kanë çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe pas kategori të tjera siç janë personat me aftësi të kufizuar apo ata që vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian”, theksoi ajo.

Ruseti shpjegoi për ATSH se me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak, janë njoftuar familjet fituese për t’u paraqitur pranë bankave të nivelit të dytë, për të mbyllur procedurat e fazës së fundit. Nëse, për një arsye apo një tjetër një familje refuzon që të vazhdojnë këtë proces, atëherë këtë mundësi e shfrytëzon një tjetër familje.

“Me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak ne kemi njoftuar të gjitha familjet të cilat do të duhet të paraqiten tek bankat e nivelit të dytë deri në fund të prillit 2019. Nëse ata refuzojnë të paraqiten pranë bankës apo për një arsye nuk do duan ta vazhdojnë këtë proces, deri në fund të prillit e kanë këtë mundësi. Më pas e humbasin të drejtën duke ia lënë aplikimin një familje tjetër”, tha ndër të tjera për ATSH drejtoresha e Strehimit.

Por, cilat janë disa nga arsyet që të bëjë një familje të humbasë të drejtën e marrjes së kredisë së butë në fund të procesit?

Ruseti jep disa nga rastet kur nuk plotësohen kushtet. “Ata që nuk plotësojnë kushtet mund të jenë rastet kur ata nuk arrijnë dot të gjejnë një banesë me hipotekë, kur nuk kanë një kolateral të justifikueshëm për ta vendosur për këtë kredi ose kur për një arsye apo një tjetër kanë pasur një kredi tjetër në një bankë të nivelit të dytë dhe kjo e bën të pamundur plotësimin e vlerës së këstit që duhet të paguajnë për marrjen e shtëpisë”, përfundoi ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË FRANCË/ Dy rivalë të përjetshëm Arsene Wenger dhe Mourinho në një ekip
Previous article VDEKJA E ZV/MINISTRIT NË BREZOVICË/ Dalin detajet: Tragjedia ka ndodhur jashtë pistës së...

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT