Ka reaguar për herë të parë 17-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pas një sherri me një bashkëmoshatar në gjimnazin e fshatit Cakran. Fier.
Sherri mes tyre ka nisur për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale. ai tha se ndihet i rrezikuar dhe se kërkon drejtësi.
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi.”– tha ai.
Sherri ndodhi mëngjesin e sotëm para nisjes së procesit mësimor, ku autori qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit.


