• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndeshja e parë nis të premten. Atletët rusë hapin Lojërat Olimpike në Korenë e Veriut
Home
Nderkombetare

Ndeshja e parë nis të premten. Atletët rusë hapin Lojërat Olimpike në Korenë e Veriut

8 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Atletët rusë, që garojnë nën flamurin olimpik, debutuan në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, në Pjonçang të Koresë së Jugut, por u mposhtën nga ekipi amerikan në ndeshjen karlling.

Skuadra e Matt dhe Becca Hamilton mundën çiftin rus, Aleksandr Krushelnitckii dhe Anastasia Bryzgalova me rezultat 9-3.

Ndeshja e sotme është gara e parë në Olimpiadë, e cila zyrtarisht nis të premten, me ceremonitë e hapjes. Lojërat do të zhvillohen deri më 25 shkurt.

Paraqitja e atletëve rusë nën emrin “Sportistët olimpikë nga Rusia” është një nga aspektet e rëndësishme gjeopolitike të Olimpiadës, së bashku me pjesëmarrjen e atletëve të Koresë së Veriut në një ekip të përbashkët me homologët e tyre nga Koreja e Jugut.

Në muajin dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkomëbtar e ka ndaluar Rusinë nga pjesëmarrja si ekip në Olimpiadën Dimërore, duke nxjerrë si arsye “manipulimin e pashembullt” të atletëve rusë me sistemin antidoping, në Lojërat Olimpike në Soçi, më 2014. Rusia, megjiithatë, i mohon akuzat.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar më pas 169 rusë, pa histori të shkeljeve të rregullave, të garojnë me flamur neutral, duke përdorur emrin “Sportistët olimpikë nga Rusia”.

Matt Hamilton, nga ekipi fitues në karlling, shprehu keqardhje për situatën e konkurrentëve nga Rusia.

“Jam i sigurt se ata janë pak të zhgënjyer, pasi nuk bartin flamurin rus. Por, kjo është jeta. Merr atë që jep. Së paku, ata po marrin pjesë në Olimpiadë”, tha Hamilton.

Çifti rus nuk pranoi të flasë për media pas ndeshjes.

Deri më 11 shkurt do të ketë edhe shtatë ndeshje në karlling. Katër ekipet që arrijnë gjysmëfinalet më 12 shkurt, do të garojnë për medalje një ditë më vonë.

Nga Koreja e Veriut, lojtaret e hokejit në akull kanë formuar ekipin e përbashkët me koleget jugkoreane.

Dy vendet janë pajtuar muajin e kaluar për të formuar një ekip dhe për të garuar nën një flamur.

Marrëveshja është bërë e mundur pasi Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut, vendit më të izoluar komunist në botë, papritur i ka dhënë leje ekipit të tij.

Në Lojërat e sivjtme Olimpike Dimërore, Kosova merr pjesë për herë të parë, më një atlet të vetëm – skitarin Albin Tahiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BULQIZË/ Rrahu BABAIN, arrestohet 28 vjeçari i dhunshëm që kishte...
Previous article "Bërthamat e zjarrit"/ Zbulohet i PLOTË plani i Fabio Dushkut mbi arratisjen E BUJSHME nga burgu GREK

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT