• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDËRTIMI I TEATRIT TË RI I VONUAR”/ Helidon Fino: Keqardhje si janë përdorur emrat e ikonave, amaneti i tyre të plotësohet sa më shpejt
Home
Sociale

“NDËRTIMI I TEATRIT TË RI I VONUAR”/ Helidon Fino: Keqardhje si janë përdorur emrat e ikonave, amaneti i tyre të plotësohet sa më shpejt

23 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Aktori Helidon Fino, një emër i vlerësuar nga publiku për kontributin dhe artin në skenën e Teatrit Kombëtar në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ndërtimi i një teatri të ri është i vonuar.

Prej më shumë se 25 vitesh, i rritur në Teatrin Kombëtar, Fino thotë se prej shumë kohësh artistët kanë merituar të performojnë në skenë dinjitoze.

“Absolutisht që po, besoj që askush nuk është kundra ndërtimit të një teatri të ri dhe për mendimin tim teatri i ri me të gjitha parametrat bashkëkohorë është vonuar shumë. Unë kam filluar punë në Teatrin Kombëtar në 1995, pra prej 25 vitesh kam qenë mjaft aktiv në skenën e atij teatri dhe e njihja mirë atë godinë me të gjitha problematikat e saj. Megjithatë, në atë skenë janë vënë shfaqje të mëdha dhe dinjitoze falë përkushtimit dhe pasionit të trupës artistike të historisë të teatrit dhe brezave aktualë”, tha aktori Fino për ATSH-në.

“Ajo që mund të them thjesht si aktor, jashtë debateve rreth vlerave historike dhe arkitekturore të asaj godine, për të cilat le të flasin kompetentët, një teatër i ri me të gjitha parametra bashkëkohorë, duhej patjetër në të tashmen që jemi dhe për të ardhmen. Nëse prej shumë kohësh tashmë është treguar një neglizhencë dhe papërgjegjshmëri ndaj nevojave të artistëve në përgjithësi dhe teatrit veçanërisht, është koha që me ndërtimin e teatrit ashtu siç duhet dhe pa abuzime të tregojnë përgjegjshmëri. Përndryshe, do të duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe historike” -u shpreh Fino për ATSH-në.

Sipas tij, Shqipëria dhe Tirana prej vitesh e ka pasur të nevojshme ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

“Shqipëria dhe Tirana prej vitesh kanë pasur nevojë për një teatër të ri me parametra bashkëkohorë. Të gjithë artistët duan të punojnë në kushte normale dhe standarde bazike, duan të performojnë në skena të bukura, të ngrohta, dhe me detaje teknike që nuk kufizojnë kreativitetin artistik. Është përsëritur shumë këto kohë që kemi punuar në atë godinë në temperatura të vështira dhe të papërshtatshme, si dhe shumë problematika të tjera, dhe ky është fakt dhe i pakundërshtueshëm. Prandaj them që është humbur kohë deri tani dhe mjaft më me shpërbërje dhe armiqësi brenda komunitetit ndërkohë që interesi ynë i vetëm duhet të jetë nxitja dhe vënia përpara përgjegjësisë autoritetet përkatëse për realizimin e teatrit të ri të vonuar”.

Amanetin e ikonave të artit shqiptar që nuk janë më mes nesh për pasjen e një teatri të ri, Helidon Fino e solli në mënyrë biblike.

“Më vjen keq për mënyrën se si janë përdorur emrat e ikonave të skenës së teatrit këto kohë. Është fakt dhe i trishtë madje që artistët rrallë herë janë kuptuar drejt nga shoqëria. Po, do të doja që dhe me ndihmën e Zotit amaneti i tyre të plotësohet sa më shpejt”./ ATSH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mjekët në SHBA: Pse koronavirusi mund të rrezikojë rëndë edhe 20-vjeçarët
Previous article BABAI MONSTËR NGACMON SEKSUALISHT TË BIJËN DHE DHUNON GRUAN/ Gjykata e Tiranës dënon me 3.4 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT