• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTIMI I 11 PALLATEVE TEK “5 MAJI”/ Veliaj: Do të jetë lagja më e bukur në Shqipëri…
Home
Politikë

NDËRTIMI I 11 PALLATEVE TEK “5 MAJI”/ Veliaj: Do të jetë lagja më e bukur në Shqipëri…

30 October, 2020 s.autor Politikë

Procesi i Rindërtimit ka hyrë sot në fazën e tij më të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuruan hapjen e kantierit të lagjes së parë të Tiranës te zona e “5 Majit”, ku do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpia e të cilave u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryebashkiaku Veliaj tha se sot nis ndërtimi i 1000 apartamenteve të para, ku do sistemohen 1 mijë familje. “Dua të falenderoj të gjithë ata që e kanë bërë të mundur, duke nisur nga Kryeministri i Shqipërisë, ministri i Rindërtimit, të gjithë ata që punojnë përditë në komunitet, pasi sot lajmërojmë ndërtimin e 11 pallateve të reja, 1000 apartamentet e para, të cilat do të akomodojnë në vijimësi ata që janë dëmtuar nga tërmeti.

Familjet do të marrin një apartament me çelësa në dorë, me kontratë porosie në fillim, dhe me hipotekë ditën kur do të hyjnë me këmbën e djathtë në shtëpinë e tyre të re. Deri në atë moment, teksa ne vijojmë me projektin e rindërtimit këtu, do të vazhdojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, të paguajmë kokërr më kokërr, të gjitha bonuset e qirasë për të gjithë ata që janë larguar nga apartamentet që do të duhet të prishen, për t’i lënë vend këtij kantieri të ri dhe apartamenteve të reja. Secili prej tyre sot është në një shtëpi më të mirë se ajo që u prish, derisa të shkojë në një shtëpi akoma edhe më të mirë, që do të jetë përgjithnjë shtëpia e tyre, në këtë projekt të quajtur “River Side””, sqaroi Veliaj.

“Sot procesi i rindërtimit hyn në një fazë të re me çeljen e kantierit të parë të madh të kryeqytetit. E mira në këtë të keqe është që, sëbashku, ne po ngrihemi më lart se ç’ishim përpara se të ndodhte kjo tragjedi dhe Tirana, Durrësi e gjithë zonat e tjera që u goditën pas rindërtimit do jenë vende më të mira se ç’ishin për njerëzit para se të ndodhte tragjedia,” u shpreh Kryeministri Rama.

“Sot ky event përfaqëson thyerjen e madhe të asaj që kemi vendosur të bëjmë me rindërtimin: Të ndërtojmë më mirë dhe më fort. “5 Maji” do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh social, ekonomik dhe urban. Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti dhe jo vetëm. Është praktikisht një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje,” deklaroi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" XHELOZIA/ Prishet miqësia mes Anës e Teas për Arjonin, ja kë zgjodhi ai mes dy vajzave
Previous article RINDËRTIMI NË TIRANË/ Ahmetaj: Vijojmë procesin me shpejtësi. Ja puna e deritanishme

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT