• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDERTIMET PA LEJE/ Lame: Operacioni i prishjes së tyre do të vijojë në gjithë vendin!
Home
Sociale

NDERTIMET PA LEJE/ Lame: Operacioni i prishjes së tyre do të vijojë në gjithë vendin!

2 July, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje dhe operacioni i shembjes së tyre do të shtrihet në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol.

Lame tha se fillimisht është nisur me vijë bregdetare, por që do të shtrihet në të gjithë vendin. Gjithashtu Lame tha se do të nis dhe legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as hyrjet që kërkohen nga qytetarët.

“Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Për fat të keq në qytete që ne i quajmë të kategorisë 2, procesi ka ecur më ngadalë, kjo sepse kanë më pak kapacitete teknike, megjithëse me ligjin 20/20  procedura është më e thjeshtuar sërish ka qenë më e vështirë dhe u desh të marrim eksperiencën e Tiranës dhe ta aplikonim në këto qytete. Prandaj tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimemtuar ndërtuesi dhe i ka braktisur. E filluam në Pogradec me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por  ka shumë raste të vështira të tjera. Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe certifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera.

Në lidhje me hartën e ndërtimeve pa leje që do prishen ndërtime Lame thotë se është i gjithë territori nga Vermoshi deri në  Konispol. Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si proçes do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por  për fat të keq ndëeërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, inuk, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni. Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas”, tha Lame.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSFORMIMI I THUMANËS/ Merr formë lagjia e re! Mbi 170 banesa individuale gati në nëntor...
Previous article "SHPIRTI"/ Nga ish-shoqëruesit e Tahirit, te prokurori dhe shefi i trafiqeve, rolet e zyrtarëve në trafikun e drogës

F.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT