• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTESAT E REJA ME NGROHJE/ Taulant Balla inspekton punimet në shkollën e Përrenjasit
Home
Politikë

NDËRTESAT E REJA ME NGROHJE/ Taulant Balla inspekton punimet në shkollën e Përrenjasit

10 February, 2019 F.autor Politikë

Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti socialist Nuri Belba, kanë inspektuar nga afër punimet për ri-konstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Dilaver Nezha” në Qukës Shkumbin, Prrenjas.

Investimi po realizohet fal një fondi prej 289 milionë lekë (të vjetra) të akorduar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shkolla e re që do t’u shërbejë së shpejti 290 nxënësve të kësaj zone, do të ketë ambiente krejtësisht të transformuara dhe një sistem ngrohje qendrore plotësisht bashkëkohor.

“Ky projekt në fakt u nis si projekt rikonstruksioni, por për shkak të problematikave që ndodhën gjatë implementimit të projektit u desh të ndryshohet projekti për të vazhduar me një ndërtim tërësor të shkollës.

I kemi kërkuar kompanisë të planifikojë edhe sistemin e ngrohjes. Do të na duhet që të ndërhyjmë për të garantuar edhe funksionimin dhe furnizimin e kaldajës, me qëllim që në një zonë të ftohtë sikurse është Qukës-Shkumbini, ne të garantojmë që edhe kjo shkollë të ruajë të njëjtin standard që jemi munduar të implementojmë në tre vitet e fundit, pothuajse në të gjitha shkollat e Qarkut të Elbasanit i cili garanton ruajtjen e temperaturave po ashtu edhe sistemin e ngrohjes me kaldajë.

Duhet të kemi parasysh që gjithmonë në gjithë këto shkolla sistemi i ngrohjes ka qenë jo vetëm jo-efiçent, por edhe në dëm të mjedisit dhe nuk garantonte një arsimim funksional në klasa.

Këtë do ta ndjekim deri në fazën e fundit me qëllim që të garantohet që  të jetë një cilësi shumë e mirë e punës dhe që sa më shpejt të jetë e mundur të vihet në funksion të nxënësve. Kjo ka afektuar goxha nivelin e përgatitjes mësimore për këtë vit shkollor” u shpreh Balla.

 

51723278_2093422424036681_1657190535338655744_n51626366_2093422104036713_7772320509882007552_n51612540_2093422257370031_8045460720302686208_n

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA MËSOI TË ISHIM NJERËZ PASTAJ..."/ Rrëfimi i Pandeli Majkos për Dritëroin: Të vetmin që ftova në dasmë, kushtet që i vendosëm Nanos…
Previous article DOKUMENTI/ Lista e regjimit në verën ’90-të: Kush u fut në ambasada nga Artet dhe Kultura

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT