Një artist nga Neë York ka bërë një gjest vërtet të veçantë për të respektuar figurën e mjekut.
Jorge Rodriguez-Gerada pikturoi në mes të një parku portretin e një mjeku që vdiq për shkak të koronavirusit.
Portreti i doktorit Ydelfonso Decoo është 20 mijë metra katrore dhe shtrihet përgjatë gjithë Parkut Corona.
Vetëm 5 ditë i janë dashur artistit që të pikturojë këtë portret të madh, me një domethënie të veçantë për mjekët, të cilët po sakrifikojnë edhe jetën e tyre për të ndihmuar personat e infektuar me COVID-19.