Sot ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçari Mjeshtri i Madh i humorit Gëzim Kruja pasi ka kaluar momente të vështira shëndetësore.
Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.
Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.
Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.
Përmes disa fotografive të shkrepura gjatë karrierës së tij në skenë, po ju sjellim fragmente të shkëputura nga jeta artistike e kolosit të humorit Shkodran.




















