Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotem në llixhat e Elbasanit ku një grua kosovare ka mbetur e vdekur, ndërsa bashkëshorti i saj ka kaluar në shok.
Në rrëfimin e tij ai shprehet se e ka thërritur nga ana tjetër e derës por ajo nuk përgjigjej.
Rastet ku ngjarje të tilla të rënda kanë ndodhur fatkeqësisht nuk janë të pakta ndonëse vijnë si shkaqë natyrale siç është asifiksimi.
Vetëm në Elbasan ka pasur dy raste të rënda bashkë me të sotmin. Tjetri ishte një grua 50 vjeçare.
Mendohet se një nga shkaqet se përse ndodh është pasi personat nuk këshillohen me mjekun nëse janë në gjendje ta përballojnë ose jo. E gjitha kjo sjell në ngjarje fatale.
Çfarë ndodhi sot:
I hidhur ka rezultuar fati i një qytetareje nga Kosova, e cila ka ndërruar jetë në llixhat e Elbasanit. Mësohet se e moshuara është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.
Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën.
Vdes në llixhat e Dibrës, 84-vjeçari maqedonas
Një 84-vjeçar maqedonas, i cili kishte shkuar për të kuruar reumatizmin në llixhat e Peshkopisë, ka ndërruar jetë, kur kishte vetëm dy ditë që kishte nisur terapinë kuruese.
Banues në Gostivar, Latif Zenki, ka gjetur vdekjen në ambientet e llixhës dhe fillimisht është menduar se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale, edhe për shkak të moshës së thyer.
Dyshohet se Latif Zenki mund të ketë vuajtur më parë nga tensioni i lartë dhe sëmundje të zemrës, çka ka bërë që uji i llixhave të sjellë çrregullime në tensionin e gjakut dhe të rrahjeve të zemrës.
Vdes 50 vjeçari në llixhat e Fushë Krujës
Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen në llixhat e Fushë Krujës në fshatin Bilaj.
Viktima është Mustafa Masha i cili ishte edhe punonjës në llixha. Masha pasi kishte mbaruar punën kishte hyrë në një zonë të rrezikshme çka mendohet ti ketë shkaktuar edhe vdekjen.
Përgatiti: AlpeNews.al





