• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDERON VIKTIMAT E 11 SHTATORIT NË SHBA/ Hoti: Sulmi terrorist nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por edhe Kosovës
Home
Rajon

NDERON VIKTIMAT E 11 SHTATORIT NË SHBA/ Hoti: Sulmi terrorist nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por edhe Kosovës

11 September, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nderuar së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett viktimat e sulmit terrorist në kullat binjake të Nju Jork më 11 shtator të 2001.

Sot mbushen 19 vite nga ajo ngjarje që shënoi historinë në luftën e SHBA kundër terrorizmit që vijon egërsisht edhe sot.

Por për Hotin, sulmi terrorist nuk ishte vetëm ndaj SHBA dhe popullit tësaj, por edhe ndaj Kosovës dhe botës demokratike.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot bëmë homazhe te memoriali “Kosova kujton”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Bëmë nderimet e zakonshme për të nderuar të rënët dhe heronjtë që u dolën në ndihmë atë ditë të gjithë të rënëve në atë sulm terrorist, para 19 vjetëve, sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj gjithë botës demokratike.

Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës. Ne sot bashkëndjejmë me familjet e këtyre të rënëve dhe ashtu siç e tha ambasadori, ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës së civilizuar, të botës demokratike për të qëndruar së bashku dhe për t’i bërë ballë çdo sulmi që mund të vijë, për të dalë më të fortë nga çfarëdo sulmi që i vjen botës demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIJËRA BIZMESE DHE..."/ Rama publikon VIDEON nga kantieri i ujit dhe ‘thumbon’ banorët e Kamzës: Votuan symbyllur PD-në për 30 vite
Previous article VIZITË NË ATHINË MË 15 DHE 16 SHTATOR/ Zbulohet e vërteta e pse Rama do shkojë në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT