• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRHYRI PËR TË SHUAR SHERRIN/ Plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike për jetën
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRHYRI PËR TË SHUAR SHERRIN/ Plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike për jetën

16 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, ndërsa disa persona po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin. Polici i cili ndodhej jashtë shërbimit kur ka parë konfliktin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Por është qëlluar me thikë nga një 60-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKANTËT U KAPËN DUKE SHKËMBYER MALLIN/ Detaje të reja nga operacioni antidrogë, gomonet e sekuestruara të pajisura me…
Previous article PUBLIKON VIDEON EPIKE/ Olta Gixhari: Ja jam duke nxjerrë bukën e gojës se thoni pastaj...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT