• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDARJA NGA JETA E SHABAN MURATIT/ Begaj: Burrë fisnik që do të mbetet mes nesh si veprimtar i përhershëm
Home
Politikë

NDARJA NGA JETA E SHABAN MURATIT/ Begaj: Burrë fisnik që do të mbetet mes nesh si veprimtar i përhershëm

14 February, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ambasador Shaban Muratit, një figurë me kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe në fushën e studimeve diplomatike, historike e politike.

Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit vlerëson veprimtarinë e Ambasador Muratit në çështjet atdhetare, duke e cilësur atë si një studiues që gjithmonë ka punuar e ka dhënë orientime për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të jetë në anën e drejtë të historisë.

Mesazhi i ngushëllimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj:

“Me dhembje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit, diplomatit, historianit politik, njohësit të shkëlqyer të gjeopolitikës rajonale, mikut tim, Shaban Murati.

Çdo bisedë që zhvillova me të, çdo këshillë që më jepte, ishte e hapur, e drejtpërdrejtë dhe e vyer.

Shaban Murati, burri fisnik që atdheun e kishte të shenjtë dhe gjithmonë me vete, do të mbetet mes nesh si veprimtari i përhershëm që foli, shkroi dhe ndau dijen për të na orientuar në anën e të mirës dhe të drejtës në histori.

Shaban Murati iku i bekuar duke lënë pas, veç tre bijve, pasardhës të denjë të tij, edhe vepra të rralla për ne!

Shpirti t’u prehtë në paqe, i miri Shaban Murati!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA PARA SPAK PËR VELIAJN/ Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë...
Previous article DJEGIE MAKINASH DHE VJEDHJE/ Merr fund seria e krimeve për 32-vjeçarin nga Kamza, arrestohet nga policia

s.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT