• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndarja nga jeta e kompozitorit, shpërthen Sidrit Bejleri: Keqardhje për “VIP-at” që nuk i erdhën dje
Home
Sociale

Ndarja nga jeta e kompozitorit, shpërthen Sidrit Bejleri: Keqardhje për “VIP-at” që nuk i erdhën dje

21 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ditë e djeshme ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook, pas ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh Aleksandër Lalo.

Bejleri i është drejtuar atyre që ai i quan “çapaçulë” të cilët pretendojnë se po bëjnë art në këto kohë, duke vënë theksin se artistët e vërtetë, ata nuk u pasuruan kurrë financiarisht por vetëm lanë pasuri pas tyre, po shuhen njëri pas tjetrit.

Postimi i plotë i Sidrit Bejlerit: 

“Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMARILDO PREGAPUCA: Nëse do të kishte diçka intelektuale ky komb sot do kërkohej arrestimi i Llallës!
Previous article FOTO/ Demi nuk lë vend për imagjinatë, i nxjerr të gjitha jashtë

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT