Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe skenaristi i njohur Kiço Blushi. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues dhe skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare. Në total ai ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Kiço Blushi ka qenë një ndër personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Rama është shprehur se do ta kujtojë shkrimtari si një prej personazheve të cilët dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë. “Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.”- ka shkruar Rama.
IN MEMORIAM “Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.
Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”