• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndarja nga jeta e djalit të shkrimtares, Grida Duma: A mundet njeriu që të gjej fjalët e duhura…
Home
Sociale

Ndarja nga jeta e djalit të shkrimtares, Grida Duma: A mundet njeriu që të gjej fjalët e duhura…

6 May, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Një lajm të hidhur ka ndarë me publikun, shkrimtarja Flutura Açka, pasi ajo në një postim në Facebook, tregoi se djali i saj 18-vjeçar ishte ndarë nga jeta.

Pas këtij lajmi deputetja Grida Duma, në një reagim të saj ka shprehur ngushëllimin e saj në për këtë tragjedi dhe shkruan me fjalë prekëse.

“A mundet njeriu të gjejë fjalët e duhura të ngushëllojë në të tilla humbje! Asnjë fjalë, asnjë simbol nuk ngushëllon dot; por pa fjalën, krejt në heshtje humbëtira të zhyt në errësirë deri në mbytje. Flutura kish shkruar për humbjen e të birit me një madhështi jo vetëm prej nëne të madhe, por prej njeriu të madh. Madhështia në rreshtat e saj ishte mungesa e plotë e çdo elementi prej shkrimtareje”, shkruan ndër të tjera Duma.

Postimi i plotë

“ ..Nuk kam frikë nga vdekja, jeta mund të më tmerrojë… “

Kjo shprehje m’u fanit në mendje kur lexova lajmin e humbjes së djalit të vetëm të Flutura Açkës.

A mundet njeriu të gjejë fjalët e duhura të ngushëllojë në të tilla humbje! Asnjë fjalë, asnjë simbol nuk ngushëllon dot; por pa fjalën, krejt në heshtje humbëtira të zhyt në errësirë deri në mbytje.

Flutura kish shkruar për humbjen e të birit me një madhështi jo vetëm prej nëne të madhe, por prej njeriu të madh.

Madhështia në rreshtat e saj ishte mungesa e plotë e çdo elementi prej shkrimtareje.

Të zgjedhësh të ndahesh nga shpirti i shkrimtares, të ndahesh në dy, në momentet kur shpirti është copëtuar në qindra, është vendim i një force të përbindshme njerëzore.

Dhe ajo zgjodhi ashtu, e na përcolli madhështinë humane, madhështinë e dhimbshme të faktit të ftohtë të humbjes së më të shtrenjtës qenie në jetë.

Faktit më të ngurtë, të ngrirë akullt, të jetës njerëzore.

Ish shkruar sot për të tjerë shkrimtarë e poetë që kanë vuajtur humbje të tilla, që mbi ta rëndon një peshë prometeu dhe vetë prova e mbinjerëzishme për t’i treguar njerëzimit madhështinë në dhimbje.

Më erdhi ndër mend Zija Çela, një ndër bisedat më të vyera me të, për humbjen e të birit. “….Vdekja s’më tremb aspak, jeta shumë, jeta mund të të tmerrojë. Kur do duhet të jetosh me pahir pasi ke humbur vetë jetën….. “kështu mërmëriti krejt pa pritur ndërsa flisnim për ide të tjera.

Uli paksa kokën e me sytë që shihnin në një botë tjetër e vijoi:

“…. E vetmja gjë që mund t’i them miqve është jetojini të gjitha sa më shumë, jetojini fëmijët, jetojini të shtrenjtët tuaj sa më shumë, se duket se vetëm kjo i mbron dhe ata të mos humbin, …jetojini.”

 

“ ..Nuk kam frikë nga vdekja, jeta mund të më tmerrojë… “ Kjo shprehje m’u fanit në mendje kur lexova lajmin e humbjes…

Gepostet von Grida Duma am Sonntag, 6. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I QËNDROI LARG MEDIAVE"/ Aktorja e njohur ndodhet në telashe me ligjin
Previous article Xherdan Shaqiri largohet nga Stoke City, ky është çmimi?

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT