Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të doktor Agim Sallakut.
“Fatkeqesisht mbas nje semundje shume te gjate, ai sot u nda nga ne duke lene familjen e tij te mire, specialitetin qe ai e deshi kaq shume, pacientet e tij mirenjohes, kolege-miq-shoke te panumerte,” shkruan ai.
Statusi i plotë
PROF. DR. AGIM SALLAKU U NDA NGA NE!
Nje mjek i shquar Agimi, nje koleg e pedagog i vecante, nje shok e mik i mire, keshtu do ta kujtojme gjithmone, Shefin e Sherbimit tone te Onkologjise.
Fatkeqesisht mbas nje semundje shume te gjate, ai sot u nda nga ne duke lene familjen e tij te mire, specialitetin qe ai e deshi kaq shume, pacientet e tij mirenjohes, kolege-miq-shoke te panumerte.
Luftoi me kurajo, dinjitet, pa u shkeputur deri ne kufijte e te pamundures nga profesioni i tij i veshtire, deri me sot.
Ngushellimet me te thella per kete humbje te madhe per te gjithe.
Do ta kujtojme gjithmone ashtu sic ai ishte perhere.