• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Fabio Capello sulmon yjet e Bayernit: I bënë puç Ancelottit!
Home
Futboll

Fabio Capello sulmon yjet e Bayernit: I bënë puç Ancelottit!

28 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Fabio Capello ka goditur lojtarët e Bayern Munich dhe i ka akuzuar ata për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga klubi bavarez në shtator. Bavarezët fituan titullin e Bundesligës në sezonin e parë të Ancelottit, por qëndrimi i tij u dëmtua nga thashethemet. Lojtarët kryesorë të “Die Roten” ishin të pakënaqur me metodat e tij të stërvitjes.

Një fillim i pafat për këtë sezon kulmoi me një shfaqje të mjerë, një humbje 3-0 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, çka shkroi fundin e mbretërimit të Ancelottit në “Allianz Arena”. Trajneri veteran, Jupp Heynckes, i cili udhëhoqi Bayernin në fitimin e trepletës (në sezonin 2012-2013), u kthye në “Allianz Arena” për të marrë përsipër drejtimin deri në fund të sezonit. Me të në krye, Bayern Munich ka humbur vetëm një herë, në të gjitha garat.

Capello sugjeroi se nuk është rastësi dhe beson se skuadra e Bayernit thjesht nuk donte të luante nën drejtimin e bashkatdhetarit të tij. “Heynckes është kthyer në stol dhe të gjithë pyesin se si ai arriti të marrë ekipin nën kontroll menjëherë. Unë mendoj se ishin lojtarët, që morën gjithçka në dorë, – tha Capello për “Sky Germany”.

– Trajneri mund të bëjë shumë gjëra, por nëse lojtarët nuk duan të japin atë që posedojnë, të cilën nuk e dhanë për Ancelottin, ndodh si te Bayern Munich. Lojtarët e luftuan Ancelottin, ata donin që ai të largohej dhe për të treguar se Heynckes është e drejta, japin gjithçka për të”. Bayern Munich është 11 pikë të qarta në krye të Bundesligës, në mes të sezonit, dhe e vazhdon garën e brendshme me sfidën kundër Bayer Leverkusen, më 12 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndarja nga jeta e Agim Sallakut, deputeti demokrat: Do të të kujtojmë gjithmonë si…
Previous article Tottenham/ Lloris: Kane po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT