Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook shprehej se fishekzjarrët janë ndaluar nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarrë Ramën.
Me anë të një postimi në mediat sociale, Lleshaj thotë se ndalimi i lëndëve të rrezikshme piroteknike i shërben sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
REAGIMI I PLOTË
Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.



