• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDALIMI I EMIGRANTËVE/ Kaosi me të larguarit nga Venezuela, Ekuadori forcon rregullat kufitare
Home
Nderkombetare

NDALIMI I EMIGRANTËVE/ Kaosi me të larguarit nga Venezuela, Ekuadori forcon rregullat kufitare

19 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ekuadori ka vendosur të zbatojë rregulla të reja në mënyrë që të frenojë hyrjen e emigrantëve venezuelianë pa një pasaportë, duke shkaktuar kështu bllokimin e shumë të tillëve në vendin fqinj, Kolumbi.

Mijëra venezuelianë, të cilët i largohen krizës politiko-ekonomike në vendin e tyre, kalonin deri më sot kufirin drejt Ekuadorit nga Kolumbia, duke përdorur vetëm karta identiteti. Shumë prej tyre kanë vijuar rrugëtimin më në jug të vendeve të Amerikës Latine, për t’iu bashkuar pjesëtarëve të tjerë të familjes në Peru e Kili.

Kolumbia ka lëshuar një notë proteste kundër këtij shtrëngimi, duke u ankuar se njerëz të shumtë në nevojë do të mbeten të bllokuar në anën e saj të kufirit. Por, nëse në Ekuador, emigrantët deri diku janë mirëpritur, banorët e një qyteze braziliane sulmuan një kamp emigrantësh venezuelianë ditën e shtunë, duke detyruar ata të largoheshin përtej kufirit.

Venezuela vuan prej vitesh nga inflacioni i lartë dhe nga mungesa kronike e ushqimeve dhe barnave mjekësore. Më shumë se një milion emigrantë venezuelianë kanë hyrë në Kolumbi gjatë 15 muajve të fundit, ndërsa më shumë se 4.000 munden të shkojnë drejt kufirit me Ekuadorin çdo ditë.

E duke parë që fluksi i emigrantëve venezuelianë ka shkaktuar tensione në rajon, qeveria e Perusë vendosi masa të ngjashme emigracioni me ato të Ekuadorit ditën e premte. Kërkesat ndaj venezuelianëve për pasaporta do të nisin nga 25 gushti.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos njoftoi prej shkurtit se do të forconte kontrollet kufitare, por kjo nuk frenoi valën, përkundrazi bëri që mijëra venezuelianë të nxitonin të kalonin kufirin brenda kohës pa kufizime.

Edhe Brazili, një tjetër vend fqinj me Venezuelën, ka shprehur shqetësim dhe ka mbyllur përkohësisht kufirin prej fillimit të këtij muaji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSI SHOW/ "PLESHTI" dhe “Cou” i dhurojnë 3 pikët e para Barçës në kampionat
Previous article PËRGJIMI I TELEFONATAVE ME SHULLAZIN/ Reagon deputeti i PS: Nuk kam asnjë lidhje. Janë lajme vere të Opozitës

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT