• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndalimi i biznesmenit Sota/ zv. Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka më të paprekshëm!
Home
Breaking News

Ndalimi i biznesmenit Sota/ zv. Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka më të paprekshëm!

4 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Ndalimi i biznesmenit Orest Sota në qytetin e Elbasanit, ku u gjetën në makinën e tij 800 mijë euro, dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe ajo e bashkëshortes së tij, u shoqërua me akuza të shumta. Një ndër to ishte edhe akuzat drejtuar policisë e cila sipas opoizitës tentoi të fshehë arrestimin e biznesmenit dhe lidhjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm. Duke iu përgjigjur këtyre akuzave zëvendësministri Julian Hodaj theksoi se gjithçka është bërë sipas Kodit të Procedurës Penale, ku Sota është ndaluar dhe më pas materialet i kanë kaluar prokurorisë. Ndërsa shtoi se çdo gjë është e dokumentuar dhe se  prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj.

“Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori. Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”,- u shpreh Hodaj për “News 24”.

Lufta ndaj kanabisit

Hodaj komentoi më tej edhe rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri të territorit shqiptar nga Guardia Di Finanza për vitin 2017-të, prej të cilit tha se policia ka shumë arsye të jetë e kënaqur.

“Nuk ishin thjesht rezultate inkurajuese por entuziaste. Jemi të kënaqur se ky raport se është një burim i besueshëm e s’mund të akuzohet për spekulime”,- vijoi ai. Por pavarësisht rezultateve, Hodaj pranoi se zona si Shkodra, Malësia e Krujës por edhe një zonë e Skraparit mbeten ende problematike sa i përket kultivimit të kanabist.

Ai foli për një strategji të qartë me të cilën do vijohet të luftohet fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. “Po punojmë që tani, që të parandalojmë kultivimin e drogës vitin që vjen. Do mundohemi ti rafinojmë lëvizjet që të kemi rezultate sa më konkrete”,- shtoi Hodaj.

E sa për deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Marco Minitti se duheshin luftuar të paprekshmit, Hodaj tha me siguri që në Shqipëri askush nuk është i paprekshëm. “Në dijeninë time nuk ka sot të paprekshëm. Viti 2018 do jetë domethënës në këtë drejtim. Do planifikojmë akoma më mirë masat e marra dhe do hedhim një hap cilësor në luftën ndaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndarja nga bashkëshorti nuk e pengon Klaudian të shijojë suksesin mes të famshmëve
Previous article Liverpool 'shkatërron' West Ham-in, ja notat e lojtarëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT