• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDAL”/ Tre të arrestuar për kultivim droge në Malësinë e Madhe. Ndjekje nëpër ara dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NDAL”/ Tre të arrestuar për kultivim droge në Malësinë e Madhe. Ndjekje nëpër ara dhe…

1 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, në fshatin Bajzë u konstatuan platforma polistiroli ku ishin kultivuar filiza kanabisi, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë. Gjatë operacionit, këto filiza u asgjësuan, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.

Për këtë rast u arrestuan tre shtetas, familjarë mes tyre: E.Q., 29 vjeç, B.Q., 23 vjeçe dhe A.Q., 26 vjeçe, të gjithë banues në Bajzë.

Ndërkohë, në vijim të kontrolleve, në fshatin Gruemirë Çezmë u zbulua një magazinë me platforma të tjera polistiroli, ku ishin kultivuar filiza dhe fara të dyshuara narkotike.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B.R., 52 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal për dy shtetase të tjera, E.R., 41 vjeçe dhe Z.R., 75 vjeçe.

“Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli, shërbimet e specializuara në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe, të mbështetura nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Faza e parë”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi, të kultivuar në platforma polistiroli, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Platformat me filiza u shkatërruan gjatë operacionit, ndërkohë që një pjesë e tyre u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u arrestuan shtetasit: E. Q., 29 vjeç, B. Q., 23 vjeçe dhe A. Q., 26 vjeçe (familjarë), të tre banues në fshatin Bajzë.

Po në vijim të operacionit, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polistiroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, dhe nisi procedimi penal për shtetaset E. R., 41 vjeçe, dhe Z. R., 75 vjeçe, banuese në këtë fshat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. R., si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUAM BALLAFIQIM PËR AKUZAT"/ Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli
Previous article MJEGULL DHE RESHJE BORE NË KUKËS/ Autoritetet thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme drejt zonave të thella malore

s.autor

Postime të ngjashme

GRUSHSTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHSTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT