Super grabitja që ndodhi para dy ditësh rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u grabitën 8 milionë euro. Policia është ende në ndjekje të autorëve, ku mundi të vrasë një nga grabitësit i cili dyshohet të jetë edhe oraganizatori i kësaj grabitjeje Admir Murataj.
Por si ndodhi supergrabitja e cila bëri jehonë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e botës:
Admir Murataj zbarkon i armatosur në hyrjen juglindore të aeroportit të Rinasit që përdoret nga reparti i zjarrëfikës në raste avarie. Ora shënonte 14:56 minuta, furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” afrohet tek rrethimi i jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza”.
Për hapjen e portës së aeroportit të Rinasit grabitësve në kohë rekord për vetëm 60 sekonda kanë arritur ta thyejnë drynin, dhe arritën ta zhvendosin bllokun e betonit.
Në vetëm 20 sekonda furgoni i grabitësve i cili kishte të shkruar “Hetimi Tatimor”, depërton brenda në pistë dhe afrohet te barku i avionit të linjës Tiranë-Vjenë.
Në vetëm 2 minuta, nën kërcënimin e kallashnikovëve arrijnë të marrin shumën prej afro 8 milionë erurove
Edhe në dalje autorët përdorën të njëjtën metodë, duke prerë rrethimin me tela.
E gjitha kjo supergrabitje u realiziu vetëm në 4 minuta. Ata tentuan të largoheshin përmes urës në tapizë ku dhe edhe u përplasën me armë me policinë.
E gjitha kjo ngjarje duket si një film Hollivood por e vërteta është se ka ndodhur në realitet dhe ngjarja ka ndodhur në Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al






