Reforma në Drejtësi ka nisur që ti japi frutet e saj të para në Shqipëri.
Në 30 vitet e shkuara i vetmi lajm që drejtësia prodhonte në media, ishte debati nëse a do e thërriste apo jo në Prokuroria; Presidentin, Kryeministrin, ministrin, shefin e opozitës, deputetin apo politikanin.
Ilir Meta shkoi me këmbët e veta në Prokurorinë e Tiranës. Ish deputeti i PD, Ervin Salianji do përballet sot me pretencën për çështjen “Babalja” në Gjykatë. Disa javë më parë Lulzim Basha shkoi në Prokurori për çështjen e lobimit “me paratë ruse”.
Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përhershëm nga Kuvendi, është çështje ditësh edhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK.
Ndaj, dale dale se skeni parë gjë akoma në raportin mes politikanëve tanë dhe drejtësisë së re.
/Marrë nga Alfred Peza blogu personal