Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin që po mundon të gjithë globin.
Reagimet nga te afërmit e miqtë kanë qenë të shumta dhe dedikimet prekëse nuk kanë munguar.
Ish deputetja e PS, Valentina Leskaj shprehet në trishtim për humbjen e një miku por edhe kolegu.
“Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta e Marko Bellos mikut, kolegut, njeriut emër mirë, diplomatit e politikanit që ka dhënë modelin e profesionalizmit dhe integritetit. Lamtumirë mik, u prehsh në paqe”, shkruan Leskaj.
Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013, periudhë e cila Valentina Leskaj ka qenë kryetare e grupit të PS dhe zëvendëskryetare e Parlamentit.
AlpeNews.al


