Kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla ka ndërruar jetën pasditen e sotme në moshën 52-vjeçare pas infarktit të miokardit. Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit. Në pushimin e ndeshjes ai ka shkuar të konsumojë një kafe pranë stadiumit bashkë me disa persona të tjerë, ku papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të.
Memolla është dërguar në spitalin e Dibrës pa shenja jete.