Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare një prej ikonave më të rëndësishme të diktaturës por edhe demokracisë, Liri Lubonja.
Ajo jetoi 94 vjet për të parë se ç’ndodhte në vendin të cilit i dha shumë kulturë e dije.
Ka qenë djali i saj, Agim Lubonja ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij.
“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.
Liri Lubonja, gruaja e Todi Lubonjës, është jo pak e lidhur me Festivalin e 11 në RTSH, që ishte një ogur i keq për bashkëshortin e saj, dhe më vonë për vetë familjen.
Liri Lubonja, në të ritë e saj, ka qenë një mësuese e thjeshte gjimnazi në Lezhë. I biri, Agimi, (që dha edhe lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të së ëmës) ishte një njeri I apasionuar për kitarën, dhe ka qenë edhe në orkestrën e gjimnazit.
Liri Lubonja, njohëse e mirë e gjuhës ruse, përkthente që në atë kohë vepra nga rusishtja të cilat botoheshin në Shqipëri. Edhe pse në gjimnaz mbante pozicionin e zyshës së “Marksizmit”, ishte shumë e emacipuar për kohën.
Pas arrestimit të Todi Lubonjës, për familjen e tyre, filluan një varg internimesh.
Pas viteve ’90, nuk ishte shumë aktive në jetën sociale dhe publike, por një ndjekëse e jashtëzakonshme e të gjithë zhvillimeve në vend.
Sot, u nda nga jeta një ikonë e rezistecës ndaj komunizmit.


